Portreti I Dorian Greit

Portreti I Dorian Greit

B01845
800 Lekë
Oscar Wilde
ISBN: 9994311018
Publisher: Toena
Publication Year: 2003
Number of Pages: 276

Portreti i Dorian Greit sjell para lexuesit temën e shkatërrimit të jetës së një të riu nën efektin e së keqes dhe parazitizmit dhe mbivlerësimit të së bukurës, në fund të shekullit XIX në Angli. Duke kombinuar elementet e një fabule të tmerrshme mesjetare, libri përqendrohet në një gjetje të mrekullueshme; ndërsa Dorian Grei zhytet në jetën e krimit dhe të epshit pa fund, trupi i tij mban rininë dhe gjallërinë, portreti i pikturuar nga miku i tij Basil Halluard, ditë pas dite grumbullon gjurmët e fshehura të së keqes, të cilat i duhet t'i mbajë fshehur nga bota. Për mbi një shekull kjo fabul e tmerrshme e magjepsëse, e mbushur me ankth siguroi popullaritet të madh. Radhitet si vepra më e rëndësishme e Wild-it përmes krijimeve të tij dhe midis arritjeve klasike të këtij lloji. Dorian Grei, ky fëmijë i dashurisë e i vdekjes, të cilin mund ta bëje ose titan ose një lodër, fillon me një lutje shkatërrimin e tij, lutjen që ai të ngelej i ri e portreti të ishte ai që të mplakej. I veshur me rrobën e rinisë, të lehtë e të papërgjegjshme ai e bën dashurinë e tij për Sibil Vane të cekët, e veten heroin mëkatar të tragjedisë së saj. Por e kupton se... bukuria kishte qenë për të veçse një maskë dhe rinia e tij një parodi.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.