Fausti

Fausti

B03207
1.000 Lekë
Johann Wolfgang Von Goethe
Publisher: Infbotues
Publication Year: 2004
Number of Pages: 546

Në vepër trajtohet sesi njeriu ia shet shpirtin djallit për hir të një dashurie, dhe që në fakt, përbën një betejë të vështirë të gjatë ndërmjet njeriut dhe djallit. Në vepër do të shikoni qartë dobësitë njerëzore dhe kurthet djallëzore dhe do të kuptoni mundimin që i japin njeriut disa dëshira djallëzore. Libri fillon me marrëveshjen ku Krijuesi thekson mirësinë që ndodhet brenda njeriut, ndërsa djalli, Mefistofeli, ngulmon për të kundërtën. Kjo marrëveshje është bërë mbi doktor Faustin dhe ngjarjet që zhvillohen rreth tij. Shpirti djallëzor i Mefistofelit mbron tezën se njeriu mund të nxirret lehtë nga rruga e drejtë. Me lejen që ka marrë nga Krijuesi i futet punës për ta nxjerrë Faustin nga rruga e drejtë. Fausti, që digjet nga dëshira për të patur një fuqi të pafundme, do t'ia shesë shpirtin djallit; në të vërtetë, do të dëshirojë të drejtohet nga e mira, por duke i shkuar nga pas djallit, do të zhytet në gabime. Në këtë mënyrë do të bëjë të palumtur ata që i rrethojnë dhe bëhet pjesë e përfundimit të tyre të keq.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.