Hamleti

Hamleti

B04710
690 Lekë
William Shakespeare
ISBN: 999433025X
Publisher: Argeta Lmg
Publication Year: 2001
Number of Pages: 250

Babai i Hamletit mbytet nga vëllai i tij Klaud për të marrë në dorë pushtetin mbretëror. Pasi merr pushtetin në dorë ai po ashtu martohet me nënën e princit Hamlet, Gertruden. Mbreti Klaud i bind të gjithë se kjo ishte një vdekje natyrore, por pasi fantazma e babait të Hamletit e lajmëron se kjo nuk ishte një vdekje natyrore, por mbreti Klaud e kishte mbytur atë me helm.Pas disa kohësh në qytet vijne disa aktor të huaj ku Hamleti i thotë të luajnë një ngjarje si ajo që i kishte ndodhur të atit. Pas kësaj ngjarjeje Hamleti vërtëtohet për vdekjen jo natyrale të babait. Ai kishte të dashur Ofelinë,bijën e Pollonit dhe motra e Laertit. Ai fillon të sillet si i marrë për të gjetur një mënyrë sa më të mirë se si ti hakmerret Mbretit. Gjatë këtij roli ai vret edhe babain e Ofelisë, Pollonin. Pas kësaj ngjarjeje Ofelia ishte shumë e tronditur dhe një ditë mbytet në lumë. Kur i vëllau merr vesh për vdekjen e babait dhe të motrës së tij i vërsulet mbretit. Mbreti me dinakërinë e tij e bind Laertin se Hamleti ia kishte vrarë babanë dhe e bind që të ndeshen. Gjatë ndeshjes, Hamleti u plagos me një thikë të helmuar që Laerti dhe Mbreti e kishin përgatitur për Hamletin. Pastaj ndërrojnë armët dhe Hamleti e plagos për vdekje Laertin. “Hamleti”, pa dyshim, është tragjedia më e famshme në gjuhën angleze. E shkruar ndoshta në vitin 1601 ose 1602, kjo tragjedi përbën një moment domethënës në zhvillimin dramatik të Shekspirit; dramaturgu e arrit pjekurinë artistike në këtë vepër përmes përshkrimit brilant të luftës së heroit mes dy forcave të kundërta: ndershmërisë morale dhe nevojës për të shpaguar vrasësin e babait. [1] Gjatë dyluftimit Mbretëresha pi verën e helmuar dhe vdes. Hamleti i tërbuar e godet mbretin me thike dhe e vret.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.