Xheni Gerhard

Xheni Gerhard

B05255
1.200 Lekë
Teodor Drajzer
ISBN: 9789992777954
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2003
Number of Pages: 446

“Xheni Gerhardt” doli në dritë në tetor të 1911. Drajzeri pati heshtur si romancier për më se dhjetë vjet, pas një sërë fatkeqësish që iu desh të përjetonte mbas botimit të romanit “Motra Keri”. Duke u marrë me gazetari, Drajzeri përpunonte mendimet për këtë krijim të ri dhe mblodhi për të një sasi të madhe e të rëndësishme materialesh.
Tiparet e dukshme autobiografike, sidomos në vizatimin e karakterit të plakut Gerhard, i cili ngjason deri në detaje të imta me plakun Drajzer e bëjnë këtë vepër të ndjeshme dhe njëkohësisht të besueshme. Kjo është njëra nga arsyet që ky roman është vepra më e adhuruar nga vetë shkrimtari.
Romani i ndërtuar me kontraste të thella, është një tablo e madhe ku spikatin lojërat brilante dhe mjeshtrore të penës së Drajzerit, mjeshtria e të cilit i bën të pakrahasueshme karakteret dhe situatat e veprës, që përcaktojnë thellësisht psikologjinë e kohës dhe ndryshimin e moralit e njeriut i cili është vendosur mes dy botëve: asaj të ekzistencës dhe lakmisë për kapital.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.