Otello

Otello

B06262
Out-of-Stock
800 Lekë
William Shakespeare
ISBN: 9994332740
Publisher: Onufri
Publication Year: 2005
Number of Pages: 224

Së bashku me Hamletin, Mbretin Lir dhe Maktbethin, Otello është një nga katër tragjeditë e mëdha të Shekspirit dhe, rrjedhimisht, një shtyllë e asaj që shumica e kritikëve e konsiderojnë si maja më e lartë e artit dramatik të Shekspirit. Më shumë se çdo gjë tjetër, ajo çka e dallon Otellon nga tragjeditë e tjera është roli i të ligut të saj, Jagos. Ndërsa, uzurpatori, Mbreti Klaud i Hamletit, vajzat e pabesa të Mbretit Lir dhe ligësia e panatyrshme e Makbethit, janë të gjithë të ligj në mënyrën e tyre, asnjë prej tyre nuk ka atë rol diabolik si Jagoja. Jagoja është një karakter që, në thelb, shkruan subjektin kryesor të pjesës. Ai ka një rol kyç në të dhe u jep drejtimin kryesor të tjerëve, më dukshëm arapit fisnik, Otellos. Tragjedia na prezanton me dy karaktere të shquara, Jagon dhe viktimën e tij. Me Jagon, si forcë dominuese, i cili bën që Otelloja të shikojë pabesinë e gruas së tij të re dhe të bukur, Desdemonës, dhe me lejtënantin e tij të zgjedhur, Mikael Kasin. Në të vërtetë, "të parët" dhe zbrazëtia midis shfaqjes dhe realitetit, jo vetëm që është një temë themelore e tragjedisë, por ndërthuret me fije të tjera tematike kryesore (besimi, nderi e reputacioni), si dhe hedh dritë në të tjera tema, duke përfshirë temën e patriarkatit dhe të shtetit politik.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.