Kur Dashuronte Suani

Kur Dashuronte Suani

B07820
Out-of-Stock
1.200 Lekë
Marcel Proust
ISBN: 9789994352227
Publisher: Fan Noli
Publication Year: 2007
Number of Pages: 222

"Ju s'do të jeni kurrë si të tjerët", vështronte kokën e tij të gjatë, ku flokët kishin nisur t'i rralloheshin, mendja i shkonte tek ata njerëz që ishin në dijeni të sukseseve të Suanit me femrat e që mendonin: "Ai s'ka ndonjë bukuri të rregullt hollë – hollë, por është kaq simpatik: ç'guxim, ç'vështrim, ç'buzëqeshje!" dhe, duke ndier ndier ndoshta më tepër kureshtje se ç'ishte ai, sesa dëshirë për të qenë dashnorja e tij, thoshte: "Ah, sikur ta dija se çfarë ka brenda ajo kokë!".
Kurse tani, të gjitha fjalëve të Suanit ajo u përgjigjej me një ton herë të acaruar, herë të butë: "Ah, kurrë s'ke për të qenë si gjithë njerëzit!". Ajo e këqyrte atë kokë që ishte plakur paksa nga hallet, por që tani i bënte të gjithë të mendonin, në bazë të të njëjtit refleks që të jep mundësi të zbulosh pikësynimet e një pjese simfonike, së cilës i ke lexuar programin, dhe të përcaktosh kujt i ngjet një fëmijë, kur ia njeh mirë prindërit: "Ai s'është dhe aq i shëmtuar po ta marrësh hollë – hollë, por është qesharak, ç'monokël, ç'paturpësi, ç'buzëqeshje!', duke përvijuar kështu në përfytyrimin e tyre të sugjestionuar kufirin abstrakt që dallon, pasi kanë kaluar disa muaj, kokën e një të dashuri të zemrës nga koka e një brinjari dhe thoshte: "Ah, sikur të kisha mundësi ta ndryshoja, ta bëja të arsyeshme atë cfarë ka brenda ajo kokë!".
Gjithmonë i gatshëm për të besuar çfarë i pëlqente, pa çka se sjellja e Odetës ndaj tij nuk linte shteg për dyshim, ai hidhej me babëzi mbi këtë fjalë: "Po të duash, mundesh", ia kthente.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.