Tolstoi Vepra 1

Tolstoi Vepra 1

B08835
1.200 Lekë
Leon Tolstoi
ISBN: 9789994313471
Publisher: Toena
Publication Year: 2009
Number of Pages: 456

Leximi i VEPRËS 1 (Fëmijëria, Djalëria, Rinia) përforcon te ne bindjen se secili prej nesh ka në jetë një mision për të luajtur.
Vetë Tolstoi, ka si mision të tijin të na tregojë si për veten ashtu dhe për të tjerët se njeriu nuk mund të jetojë pa një kuptim të jetës, se ky kuptim i jetës nuk mund të jetë ngushtësisht egoist dhe se nuk mund të ketë kuptim të vërtetë të jetës për veten, pra kur jeta nuk kthehet nga qëllim në mjet. Vetëm në këtë rast mund të themi se njeriu ka një mision, sado i thjeshtë qoftë ky, duke arritur të ndërtojë edhe te kalimtarja, tek e përkohshmja, atë që është e qëndrueshme, e përjetshme, pra të shohë përtej hijes së vdekjes vetjake dhe frikës biologjike prej saj.
Gjatë leximit do të kuptojmë se çfarë ndikimi kanë në jetën e fëmijës, djalit dhe të riut bota materiale dhe tërësia e njerëzve, roli që luajnë në formimin e heroit fillimisht njerëzit e familjes, të afërmit, miqtë, të njohurit, të panjohurit, shërbëtorët, mësimi, leximi, muzika, natyra, shkurt, gjithçka dhe gjithkush që ai ndesh gjatë periudhës së rritjes.
Shkurt, leximi i vëmendshëm i kësaj vepre të Tolstoit është mënyra më e mirë për të shijuar dhe vlerësuar gjithë veprën e Tolstoit dhe për t’u bindur se çështja e edukimit të njeriut është aq e rëndësishme për të gjithë shoqërinë dhe se fatet e gjithë shoqërisë përcaktohen në mënyrë vendimtare nga edukimi qytetar i brezit të ri.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.