Uliksi

Uliksi

B09407
Out-of-Stock
1.500 Lekë
James Joyce
ISBN: 9789995678708
Publisher: Zenit
Publication Year: 2009
Number of Pages: 780

Megjithë përthyerjet që pëson gjatë përkthimeve ( dhe natyrisht çdo përpjekje për t'i konvertuar dredhitë idiosinkratike të Joyce – it nuk shkojnë larg) Uliksi ka patur në letërsi një efekt që s'mund të krahasohet. Nga njëra anë ai shfaqet si monument i palexueshëm dhe i errët, diçka që vetëm një elitë intelektuale rreket ta shfrytëzojë për të shtuar madhështinë e vet; dhe nga ana tjetër, libri ka kapur tregjet dhe është shndërruar në kulturë popullore, që e tregon fare hapur.
Një sajesë letrare, punë asgjë veç disa fjalëve e gërmave në një libër, 16 qershori njihet në mënyrë globale si "Bloomsday"; njihen festime dhe mbledhje, disa në formë kulti e përnderimi, disa me përqeshje, disa plot me komercializëm të trashë.
Tek Uliksi gjejmë po ato shqetësime të vjetra njerëzore: familja, përkujdesi, konflikti, beteja apo pushteti, rrënimi, zija, vetmia, mashtrimi, të gjitha të paraqitura aq vrullshëm te Odiseja, asgjë e re nën këtë diell. Por Joyce – i ofroi trajta të çuditshme, variacione të habitshme të kësaj asgjëje të re. Ajo që duket si roman u shndërrua në një seri metamorfozash të gjendjes, perspektivës, të stileve, ngjyrimeve tematike. Është bazuar në një epikë klasike, përmban pasazhe lirike, forma dramatike, është i mbushur me parodi, imiton teknikat muzikore dhe kërkon një vëmendje ndaj detajit që në përgjithësi aplikohet vetëm për poezinë.
Joyce u përpoq të arrinte më afër asaj që ndodh në mendjet tona duke rafinuar teknika tradicionale në atë që asokohe u quajt monolog i brendshëm, një lloj lexim – mendimi i verbalizuar, me të gjitha rastësitë e subjektivitetit, frazat e hedhura rëndom, sfida ndaj rendit logjik apo ndaj strukturës gramtikore të fjalisë. Jo gjithçka që na kalon në mend është e denjë dhe kuptimplote.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.