Andromaka

Andromaka

B10356
Out-of-Stock
500 Lekë
Jean Racine
ISBN: 9789995617318
Publisher: Argeta Lmg
Publication Year: 2010
Number of Pages: 152

Zhan Rasini i përket rrymës klasike, pasi temat dhe personazhet në përgjithësi i merr nga klasikët grekë dhe romakë. Tragjedia "Andromaka" është mbështetur pikërisht mbi këtë subject: atë se çfarë ndodhi në Epir me Pirron dhe Andromakën. Personazhet e tragjedisë së Rasinit janë: Andromaka, e veja e Hektorit, skllave e Pirros; Pirro, i biri i Akilit, mbret i Epirit; Oresti, i biri i Agamemnonit; Hermiona, e bija e Helenës, e fejuara e Pirros.
Oresti, djali i Agamemnonit vjen në Butrint, ku zhvillohen ngjarjet, për t'i kërkuar Pirros që të dorëzojë djalin e Hektorit, pasi grekët kërkojnë ta marrin atë. Pirro nuk pranon dhe i thotë: "Dh'atë që shkoi nga Troja tani e mban Epiri". Pirro është gati të presë grekët që mund të hakmerren për këtë. Ai thotë: "I pres t'gjejnë një tjetër Trojë në vendin tim".
Megjithatë Pirro bisedon me Andromakën të cilës i kërkon që të dorëzojë djalin pasi Greqia e do patjetër dhe siç thotë ai: "S'kam ndërmend lavdinë ta rrezikoj për hatër t'atyre që s'ma dinë". Pirro i ka kërkuar vazhdimisht Andromakës që të martohet me të dhe përdor edhe djalin e saj si presion për këtë martesë. Andromaka ruan kujtimin e Hektorit, por për hir të djalit, për ta shpëtuar atë nga grekët, vendos të lidhë kurorë me Pirron. Besnike deri në fund e kujtimit të të shoqit, vendit të saj dhe të rënëve në Trojë,
Andromaka kishte vendosur që, pasi t'i kishte marrë besën Pirros në altar se do t'i ruante të birin, do të vriste veten. Hermiona që bëhej xheloze për dashurinë e Pirros ndaj Andromakës, kur mori vesh që ata do të martoheshin, nxiti Orestin që të vriste Pirron.
Oresti ngurron të bëjë krim, pasi kishte respekt për Pirron, por për të arritur që të merrte Hermionën nxiti bashkëpunëtorët e tij grekë të cilët e vranë Pirron në altar.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.