E Fshehta E Bajronit

E Fshehta E Bajronit

B11599
Out-of-Stock
800 Lekë
Stefan Cvajg
ISBN: 9789928000347
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2011
Number of Pages: 175

Jeta e tij u shua dhe që nga ajo kohë ka kaluar pothuajse një shekull. Krijimet e tij, dikur të ngritura në qiell nga gjithë bota, tani i ka mbuluar harresa; kanë mbetur disa vjersha të pavyshkura, disa strofa të pavdekshme prej "Çajld Haroldit" dhe "Don Zhuanit", por edhe ato janë ngurtësuar nën mbulesën e lavdisë dhe të nderimit. Ka kaluar qëkuri koha kur Evropa, e tërhequr pas melankolisë heroike, kopjoi pozën romantike dhe dhimbja e përbotshme u shpërfytyrua në "bajronizëm" në të gjitha vendet. U venit dhe u ngurtësua pamja e këtij njeriu të habitshëm, e poetit të vetëm të epokës së tij, të cilit nuk ia mohonte përkuljen e zjarrtë as Gëtja që mplakej; tani jetonte vetëm e fshehta e jetës së tij, me të cilën u morën tre breza. Historia e kësaj të fshehte - tashmë e zbuluar - shërben si një kontribut i thellë dhe domethënës dramatik në shkencën e njohjes së shpirtit; ajo duhet transmetuar në të gjitha gërshetimet e saj, për të krijuar lavdinë e vonuar për figurën e harruar dhe prekëse, si shpërblim të turpit të përjetuar.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.