Jul Cezar

Jul Cezar

B12028
500 Lekë
William Shakespeare
ISBN: 9994330152
Publisher: Argeta Lmg
Publication Year: 2018
Number of Pages: 166

Mark Antoni me Oktavin, të nipin e JulCezarit, i shtrëngojnë republikanët të ikin prej Rome dhe e dërrmojnë ushtrinë e tyre në betejën e Filipit; Kasi dhe Bruti, që të mos bien në duar të kundërshtarëve, vrasin veten njëri pas tjetrit; Republika Romane kthehet përfundimisht në diktaturë autokratike.Të gjitha ngjarjet dhe personat e dramës, me përjashtim të Lucit, shërbëtorit të Brutit, dhe të ca hollësive dhe anakronizmave pa rëndësi, janë kopjuar besnikërisht nga Jetët Paralele të Plutarkut, të përkthyera nga greqishtja në inglishten prej Northit, më 1579. Shekspiri nuk bëri tjetër veçse ti dramatizonte, po i ka lidhur aq bukur, sa ka krijuar veprën teatrale më të fortë të botës dhe e ka sintetizuar këtë periudhë të historisë romane aq mjeshtërisht, sa Jul Cezari i tij i shkurtër vlen më tepër se duzina vëllimesh mbi këtë temë prej historianësh të specializuar. Karakterizata e Jul Cezarit është kritikuar përgjithësisht që nuk i përshtatet historisë, po sa për këtë pikë skemi aspak arsye ti biem më qafë dramatistit anglez. Është e vërtetë që diktatori i Romës ska qenë pafllatar e mburravec i zbrazët, po, pas dëshmisë së Plutarkut, duket se ishte bërë në vjetët e tij të fundit, ashtu si na e përshkruan Shekspiri. Një shembull të një ndërrimi analog kemi edhe në fytyrën e Napoleonit. Si Jul Cezari, dhe ky e nis karrierën e tij si gjeneral e konsull i një republike dhe mbaron si tiran dhe autokrat i saj, imadh në disa pika, po, nga ana tjetër, si na e thotë bukur Anatol Fransi, në shumë pika fare si një foshnjë, që sduron gjysmë fjale kundërshtimi. Që të dy, pas fitoreve dhe sukseseve, fryhen nga fuqia, foshnjërohen nga lajkat dhe bëhen e kundërta e asaj që kishin qenë në krye. Muzikanti i madh Bethoveni kishte të drejtë, kur ia dedikoi Simfoninë Heroike Napoleonit, si një kryetrimi Libraator, po kishte prapë të drejtë edhe kur e prishi këtë dedikatë nga dorëshkrimi i tij, pasi Napoleoni u bë diktator dheJul Cezari shtypës i lirive. Ashtu dhe Shekspiri nuk humbet kurrë rastin që të shfaqë admiratën për Jul Cezarin, gjeneralin ngadhënor të botës dhe përhapësin e qytetërisë romane, po megjithë këtë na e paraqit në këtë dramë si një tiran grotesk me gjithë cenet e tij,si një karikaturë të vetes së tij, dhe u jep të drejtë Brutit dhe Kasit, që e vranë për të çliruar atdheun dhe për të shpëtuar republikën

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.