Mbreti Lir

Mbreti Lir

B12995
Out-of-Stock
500 Lekë
William Shakespeare
ISBN: 9789995687656
Publisher: Onufri
Publication Year: 2011
Number of Pages: 240

"Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX. Mbreti i moshuar Lir vendos ta ndajë mbretërinë ndërmjet tri vajzave të tij, duke i caktuar secilës një pjesë, në përpjestim të drejtë me elokuencën e deklaratës së tyre të dashurisë. Hipokritet Gonerila dhe Regana bëjnë deklarata të mëdha dhe shpërblehen për to; Kordelja, bija më e vogël, e cila e do me të vërtetë Lirin, nuk pranon të flasë në mënyrë të pasinqertë për të vërtetuar dashurinë e vet dhe asaj i hiqet trashëgimia. Dy motrat më të mëdha e përqeshin Lirin dhe nuk e mbajnë premtimin e tyre se do ta mbështesin. I dëbuar, mbreti kalon në çmenduri dhe endet lart e poshtë i shoqëruar nga Loloja i tij besnik. Atë e ndihmon konti i Kentit, i cili, edhe pse i dëbuar nga mbretëria për shkak se mbrojti Kordelian, ka qëndruar në Angli tebdil. Kenti e çon Lirin te Kordelia, e cila kujdeset për të dhe e ndihmon t'i kthehet arsyeja. Edhe konti i Glosterit njëlloj e largon birin e ndershëm, Edgarin, dhe i beson djalit bastard komplotues, Edmundit. Ky bëhet aleat me Reganën dhe Gonerilën për të mbrojtur Anglinë kundër ushtrisë franceze, të mobilizuar nga Kordelia. Edmundi ia dorëzon të atin Kornuollit, i cili i nxjerr sytë Glosterit, pastaj burgos Kordelian dhe Lirin, por mundet në betejë nga Edgari. Xheloze për vëmendjen romantike të Edmunditn ndaj Reganës, Gonerila e helmon këtë të fundit dhe pastaj kryen vetvrasje. Kordelen e varin. Liri, i thyer, vdes me trupin e saj në krahë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.