Fryme Te Vdekura

Fryme Te Vdekura

B13365
980 Lekë
Nikolay Gogol
ISBN: 9789928411723
Publisher: Kuteli
Publication Year: 2012
Number of Pages: 360

Fragment nga libri: Në mëngjes, madje para orës që në qytetin N. ishte caktuar për të bërë vizita, nga dera e një shtëpie të drunjtë ngjyrë portokalli, me baxha dhe shtylla të kaltra, doli vrundull një zonjë e veshur me një kllok skocez elegant, me katrorë, e shoqëruar nga një shërbëtor i veshur me një mantel që kish disa jaka dhe shirita të arta, dhe me një kapelë të rrumbullakët, të lëmuar. Po në atë çast zonja ngjiti vrulltas, me ngutje të madhe, shkallët e varura të një karroce që priste përpara derës. Shërbëtori mbylli aty për aty, me një të përplasur, derën e karrocës, ngriti shkallët, u zu pas rripave prapa karrocës dhe i thirri karrocierit: "Nisu!". Zonja shpinte me vete një lajm të ri që sapo e kish dëgjuar dhe s'kish durim ta përndante sa më shpejt. Komente nga autori:"Kur fillova t'i lexoja Pushkinit kapitujt e parë të "Frymë të vdekura" siç ishin në dorën e parë, ai që qeshte gjithnjë kur unë i lexoja (i pëlqente të qeshte), pak nga pak filloi të ngrysej derisa më në fund u bë krejt i zymtë. Dhe kur leximi mbaroi, tha me një zë plot ngashërim: "O Zot, sa e trishto është Rusia jonë! Unë mund të shkruaj për Rusinë vetëm duke qëndruar në Romë. Vetëm që aty ajo më del para syve me tërë plotësinë e vet, me tërë gjerësinë e vet." Koment nga Vladimir Nabokov:"Në veprën e Gogolit, komiken nga kozmikja i ndan vetëm një gërmë."

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.