Peshtjellimet E Terlesit

Peshtjellimet E Terlesit

B13570
800 Lekë
Robert Musil
ISBN: 9789928413635
Publication Year: 2012
Number of Pages: 194

Veprat e Robert Musilit më joshin sot e kësaj dite... dhe prej tij kam mësuar gjënë më të vështirë: Se mund të ndërmerren vepra që do të kërkojnë dekada punë, pa e ditur nëse do t'i përfundojmë, sipërmarrje që duan durim e që kërkojnë këmbëngulje gati çnjerëzore... Musili e kupton se thellësia mund të fshihet vetëm në të vetmin vend ku ajo është e durueshme: në sipërfaqe. Ashtu siç Niçja ka sjellë filozofinë e romanit, Musili ka sjellë romanin e filozofisë. Por ky afrim nuk do të thotë se Musili është më pak romancier se romancierët e tjerë. Po ashtu si Niçja nuk është më pak filozof se filozofët e tjerë. I shkruar në moshën njëzetegjashtë vjeçare, Tërlesi është romani i parë i Musilit. Vetëm pas botimit të tij autori, i cili kishte provuar më parë të merrej me shkenca ekzakte e më pas me filozofi, vendosi t'ia përkushtojë jetën letërsisë. Musili u mor gjithë jetën me shkrimin e një vepre të vetme, Burri pa cilësi, të cilën nuk arriti ta përfundojë e që sot cilësohet si një nga romanet themelore të shekullit XX-të.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.