Timoni Nga Athina

Timoni Nga Athina

B14497
Out-of-Stock
500 Lekë
William Shakespeare
ISBN: 9789928164223
Publisher: Onufri
Publication Year: 2013
Number of Pages: 182

Timoni jep para pa u kursyer dhe të gjithë duan ta kënaqin që të marrin sa më shumë para, përveç Apemantit, një filozof i vrazhdë, cinizmin e të cilit Timoni nuk e vlerëson. Ai pranon vepra arti nga Poeti dhe Piktori, dhe një brilant nga Argjendari, por në fund të Aktit I, ai ia jep brilantin një miku tjetër. Shërbëtori i Timonit, Lucili, ka qenë duke iu vardisur vajzës së një athinasi plak. Ky i fundit është zemëruar, por Timoni i paguan atij tri talenta, në këmbim të lejes që çifti të martohet, sepse s’i kushton asgjë lumturia e shërbëtorit. Timonit i thonë se miku i tij, Ventidi, ndodhet në burg për borxhe. Ai dërgon para për të paguar borxhin e Ventidit, dhe Ventidi lirohet dhe merr pjesë në gosti. Timoni mban një fjalim për vlerën e miqësisë. Të ftuarit zbaviten nga loja me maska, që ndiqet më pas nga vallëzimet. Ndërsa gostisë i vjen fundi, Timoni vazhdon t’u japë gjëra të ndryshme miqve të vet: kuajt e tij dhe zotërime të tjera…

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.