Dukesha De Lonzhe

Dukesha De Lonzhe

B15751
800 Lekë
Honore De Balzak
ISBN: 9789928001030
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2014
Number of Pages: 216

Dukesha Dë Lonzhe (1833-1834), roman për të cilin Balzaku u frymëzua nga aventura e papërmbushur me markezën e Kastrisë, është vëllimi i dytë i Historisë së të Trembëdhjetëve. Pasi përdori tundimin për të shtënë në dorë gjeneralin Dë Montrivo vetëm sa për të hequr mërzinë e për t’u argëtuar, Dukesha Dë Lonzhe i bën bisht dashurisë së pretendentit të saj....
Mirëpo ky, anëtar i Shoqërisë së të Trembëdhjetëve, a do ta bëjë dot për vete? "Femër dhe koketë në mënyrë sovrane, grua sa më s’bëhet e përsosur dhe nazemadhe sa s`ka ku të vejë më", dukesha e martuar, a do të heqë dorë nga fama dhe krenaria e saj?
Mbretëreshë e lagjes së jashtme Shën Zhermen dhe shërbëtore enigmatike e fesë së dashurisë, Antuanetë Dë Lonzhe meritonte, njësoj si princesha e Kleves, t’ia jepte emrin e saj historisë së një pasioni mallëngjyes dhe tragjik.
Pasioni mistik dhe epshor i Dukeshës Dë Lonzhe, e bën këtë libër kryevepër të romanticizmit të Balzakut. Njësoj si princesha e Klevesë dhe e Sanseverinës, Dukesha Dë Lonzhe është një nga hyjneshat e mëdha femërore të letërsisë franceze që bashkon në personin e saj një prestigj të trefishtë të bukurisë, lindjes dhe fatkeqësisë.
"Vetëm unë e di se çfarë ka të tmerrshme te Dukesha Dë Lonzhe," i thoshte Balzaku një mikut të tij. Prandaj dhe vepra e ruan, edhe pas një shekulli e gjysmë, misterin dhe forcën tërheqëse.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.