Dramat  E Sofokliut

Dramat E Sofokliut

B16106
1.200 Lekë
Kujtim Aliaj
ISBN: 9995678624
Publication Year: 2015
Number of Pages: 438

Ky nuk është një ribotim i zakonshëm i Sofokliut. Është një libër shumë i veçantë; aq sa vështirë se mund t'i gjendet shoqi në krejt historinë botërore të botimeve dhe ribotimeve të dramave të Sofokliut. Këtë veçanti ia jep jeta e përkthyesit që lidhet edhe me historinë e përkthimit të vetë librit... Kujtim Aliaj ka rënë në burg në moshën 15 vjeçare, është dënuar fillimisht 5 vjet për tentativë arratisjeje dhe ka mbetur, imagjinoni, 32 vjet, që nga viti 1955 deri në vitin 1987, pandërprerë, në burg... Të gjallët, mendoj, duhet të gjejnë kurajën për t'u ndalur, me dhimbje dhe revoltë përpara të pariparueshmes që ka ndodhur. Duhet të gjejmë kurajën për t'u ndjerë fajtorë kur shohim se, të frikësuar nga takimi me të, nuk bëjmë asnjë hap që të shkojmë t'i gjejmë ëndrrat e atyre njerëzve, të transformuara në një hi e pluhur të veçantë, që vazhdon të endet në dheun dhe ajrin e atyre vendeve të mallkuara... Ky libër është jo vetëm një përkthim i vyer i Sofokliut, por me të gjithë historinë e tij, është edhe një shenjë, një gjurmë më shumë, që mund të na ndihmojnë ne dhe brezat pasardhës në atë udhëtim të mundimshëm që kemi detyrë të bëjmë në emër të riparimit të së pariparueshmes.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.