Pnini

Pnini

B16123
1.000 Lekë
Vladimir Nabokov
ISBN: 9789928424167
Publication Year: 2015
Number of Pages: 208

Pnini është një kryevepër letrare, si e gjithë vepra e Vladimir Nabokovit, këtij mjeshtri të fjalës, gati i pashoq në historinë e letërsisë botërore. Pnini është një skicë e thuktë e plot ironi mbi metamorfozën e njeriut mes kulturave, ku personazhit kryesor të tij, Profesor Pninit i duhet të bëjë kapërcimin nga Rusia cariste në Amerikë.
Dhe në këtë lëvizje, atij do t’i duhet, jo pa mundim, të zërë vend duke ecur nëpër një shteg dyshimesh, në kampusin e një kolegji në zemër të atdheut të ri. Një burrë me emocione aq komplekse, Pnini nuk mund t’i shpëtojë një beteje, plot hezitime e ngjarje befasuese, me jetën amerikane, me gjuhën e re dhe rrethanat e reja të komunikimit.
Por në këtë histori kaq tërheqëse dhe joshëse, duke e ndjekur këtë humbës të lindur ndaj mundësive që i jep atij bota e re, ne ndeshim në patosin e një gjenerate të ndarë mizorisht dhe në mënyrë të pakthyeshme nga e kaluara e saj.
I tillë, Pnini ynë të jep ndonjëherë pamjen e një klouni, ndonjëherë ndjesinë e keqardhjes, siç edhe shpesh të bën t’i rikthehesh batutave dhe kthesave të tij befasuese. Ky rrëfim plot humor, ka të gjithë ngarkesën që e dallon stilin e një mjeshtri si Nabokov, i njohur nga lexuesi shqiptar nga e përbotshmja histori: “Lolita”.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.