Tartufi

Tartufi

B16661
600 Lekë
Molier Molier
ISBN: 9789928192233
Publisher: Argeta Lmg
Publication Year: 2015
Number of Pages: 152

Në historinë e letërsisë mbi emrin e Molierit është krijuar një konfuzion mbi dy çështje kryesore: 1. Moleri është klasicist apo realist borgjez? 2. Është ideolog i aristokracisë apo shprehës i interesave borgjeze? Disa studionjës të përmendur të veprës së Molierit ngulin këmbë se krijimtaria e tij ka karakter "feudal", se ai është rob i klasicizmit. Disa të tjerë mendojnë se ai është ideolog i rendit të tretë, duke ia përshtatur veprën e tij realizmit borgjez. Që të dyja këto pikëpamje janë idealiste. Edhe në rastin e parë, edhe në të dytin ngatërrohen dy koncepte që nuk pajtohen njëri me tjetrin: metoda e të njohurit të botës në mënyrë artistike me tendencën, me rrymën në art. Klasicizmi dhe realizmi borgjez janë dy rryma, dy drejtime krejt të ndryshme, ose siç i quanin më përpara, dy shkolla krejt të ndryshme në art. Të dyja ato qenë shprehje ideologjike të luftës së klasës midis aristokracisë dhe borgjezisë në konditat e regjimit absolutist të Francës së shekullit XVII. Tema e komedisë “Tratufi” është: “hipokrizia e shtresës klerike që mundohet të pasurohet në mënyrë shumë të shpejtë,duke shfrytëzuar besimin që kanë të tjerët për profesionin e tyre të shenjtë dhe mendjelehtësinë e shtresës borgjeze që një kohë bëhet viktimë e hipokrizisë klerike”. Subjekti i veprës përbën ballafaqimin e dy shtresave shoqërore asaj klerikale dhe feudale e cila dobësohej gradualisht si ekonomikisht edhe politikisht dhe në atë borgjeze e cila fuqizohej në mënyrë të pandalshme.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.