Historia E Moprateve

Historia E Moprateve

B17048
1.200 Lekë
Zhorzh Sand
ISBN: 9789928184214
Publisher: Dritan
Publication Year: 2015
Number of Pages: 384

Në kufirin kritik të moshës, Bernard dë Moprati rrëfen mbi dashurinë. Atë që ka provuar për të kushërirën Edme, gruan e vetme të jetës, ngrohtësinë që ajo i ka dhuruar dhe provat e vështira, në të cilat e ka vënë përpara sesa ta pranonte për bashkëshort. Libri Historia e Mopratëve është një roman mbi arsimimin dhe edukimin në kuptimin më të plotë të termit, ngaqë djaloshi Moprat, i izoluar për hir të trilleve të fatit mes një soji ujqërish, që janë ungjërit e vet, nuk di as të lexojë. Zhorzh Sandi përfiton nga ky personazh ekzemplar për të na zbuluar aspektet e shumanshme të fjalës njerëzore, së cilës i vë përballë këndshëm qenin trupvogël të Markasit “të lindur memec”, i cili nuk begenis të lehë... Nga rrëfimi i zakonshëm te fjala mbrojtëse, nga premtimi te pohimi, të gjitha llojet e ligjërimeve, tërë mënyrat e komunikimit shfaqen në Historia e Mopratëve. Në këtë roman, veprimi i të cilit vendoset në dy Berrinë e shekullit XVIII – dhe që ka një fabul sa filozofike aq edhe historike – rrëfimi na bën të dalim prej natës feudale, duke na tërhequr, përmes një lakoreje të fortë nëpër luftën për liri të Shteteve të Bashkuara, në trojet e një bote të re më pak të padrejtë. Historia e Mopratëve është një roman optimist dhe thellësisht rusojan.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.