Mjeshtri Dhe Margarita

Mjeshtri Dhe Margarita

B17128
1.500 Lekë
Mihail Bulgakov
ISBN: 9789928061317
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2016
Number of Pages: 540

“Mjeshtri dhe Margarita” në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të shpërndahej në dorëshkrim në mënyrë clandestine, në rrethin e ngushtë të miqve të Bulgakovit. Në format u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes së tij.
Kjo kryevepër konsiderohet si një roman kompleks, e ndërlikuar dhe tronditëse. Përshkrimi alegorik deri në detaje i dramës njerëzore e zhvendos lexuesin mes dy botëve paralele. Pasi ka përjetuar emocione tronditëse ai e ka të vështirë që të bëjë dallimin mes gënjeshtrës dhe së vërtetës.
Ky trazim i ndjesive gjatë leximit nuk lë hapësirë për një zgjedhje vetjake, por e dikton lexuesin për t’i shkuar këtij “teatri” deri në faqen e fundit, i shoqëruar me dilema të shumta dhe vështirësi për të bërë zgjedhjen e duhur, mes botës materiale dhe asaj ideale, mes jetës tokësore dhe shpresës për të ardhmen, gëzimit të rilindjes apo hidhërimit mbas një jete të vështirë e pa shpresë.
Intrigë demoniake, perde të shumta tymi, satirë therëse, kjo është gjuha e Bulgakovit i cili na bën të refektojmë për njerëzit, rrezikun që paraqet ndikueshmëria e manipulatorëve dhe sharlatanëve në një grupim shoqëror të caktuar.
Ky libër e çon individin në një marrëdhënie trishtuese e pa perspektivë, e ku i duhet të luftojë për të ringjallur vetveten, përballë një bote të ndërtuar mbi pabesinë dhe dashurinë e humbur.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.