Bij Dhe Dashnore

Bij Dhe Dashnore

B17220
1.200 Lekë
D. H.lawrence
ISBN: 9789928200235
Publisher: Pegi
Publication Year: 2016
Number of Pages: 526

“Bij dhe dashnorë” është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më
pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s'ka pasur djalë më
të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa
Pol Moreli, protagonisti i këtij romani. Kurrë, me përjashtim ndoshta të vetë
autorit D. H. Lawrence. Në këtë roman ai përfytet me dashuritë e
papajtueshme që do t'i faniten tërë jetën: për të dashurën e tij shpirtërore të
fëmijërisë dhe për nënën e tij. Duke përdorur fjalët e vetë Lawrence-it, ky
libër ka për qëllim të përshkruajë zotërimin e një gruaje, e cila, “teksa djemtë
e saj rriten, i kthen ata në dashnorë, në fillim të parin e pastaj të dytin. Këta
bij janë të nxitur, vazhdimisht të nxitur, të hyjnë në jetë nga dashuria
reciproke për nënën e tyre. Por kur burrërohen, nuk mund të dashurojnë,
sepse nëna është prania më e fuqishme në jetët e tyre, ajo i mban të lidhur.”
Natyrisht që nëna nuk i ka vërtet dashnorë bijtë e saj, por gracka
psikologjike e saj është shumë e fortë. E kështu, teksa Poli rritet dhe
burrërohet, ai pranon se arritjet e tij, duhet të jenë po aq edhe të nënës së tij.
Cikli i lidhjeve të Polit me gratë është nganjëherë i tmerrshëm dhe autori
nuk bën asgjë që t'ua zbusë fuqinë. Ai nuk tutet edhe nga përshkrimet
sensuale dhe të gjalla të peizazheve, lulëzimeve dhe drithërimave që prekin
protagonistin e ndjeshëm.
“Bij dhe dashnorë” i zhvesh krejtësisht shpirtrat e burrave. Pak libra
tregojnë një të vërtetë kaq të plotë e të komplikuar, mbi dashurinë që
ndërron, kaq vendosmërisht e pavendosur. Është gati përcëlluese, kjo prekje
e tillë e njerëzimit.
Në të trajtohet fëmijëria dhe adoleshenca dhe gjithçka që lidhet me to, duke
përfshirë këtu edhe frikën, turpin, vetëndërgjegjësimin, ndjeshmërinë e
tepruar emocionale, zgjimin seksual dhe bindjen kryelartë se, për ta thënë
me fjalët e Pol Morelit, pikërisht ti “do t'ia ndryshoje fytyrën tokës në një
mënyrë a një tjetër”.
Në roman ka edhe freski dhe thellësi me të cilat autori prezanton familjen
Morel; a thua se kjo është e vetmja familje në botë ku prindërit nuk shkojnë
mirë me njëri-tjetrin, babai pi, mamaja nuk duron të dashurën e të birit, nuk
ka para, arti dhe letërsia janë një strehë, e kështu me radhë. Në moshën 27-
vjeçare, Lawrence-i ishte i edukuar mirë dhe shumë i lexuar, por stili i “Bij
dhe Dashnorë” është mrekullisht i paditur, pa ironi angleze që ta prishë
magjinë. Ironia nuk i përkiste Lawrence-it dhe, në kohën kur shkroi këtë
libër, ai nuk kishte as kohë për të.
Në fillimet e tij, romani pati një pritje të vakët nga kritika, së bashku me
akuzat për imoralitet. I përzgjedhur nga Modern Library, si një nga 100 librat
më të mirë të shekullit të XX, sot ai konsiderohet si një kryevepër nga
kritikët e shpesh, edhe si vepra më e arrirë e D. H. Lawrence.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.