Ftese Per Ndeshkim

Ftese Per Ndeshkim

B17442
1.000 Lekë
Vladimir Nabokov
ISBN: 9789928221018
Publication Year: 2016
Number of Pages: 191

Janë ditët e fundit të të burgosurit Cincinat C., i dënuar me vdekje për "turpin gnoseologjik". I burgosuri ynë, një vetmitar shembullor, përpiqet të përshtatet në qelinë e tij, me ata pak personazhe që e lidh jeta e atyre pak ditëve në pritje të ndëshkimit fatal.
Dhe në këtë përpjekje për përshtatje, ai jo vetëm që nuk ia del dot, por ndërmerr një udhëtim shpirtëror me dëshirën të përshkruajë rrugën e tij drejt fundit. Çdo ditë të re të atyre nëntëmbëdhjetë ditëve para vdekejs, Cincinati përpiqet të zbulojë dhe të kuptojë në lojën me personazhet e pakët rreth tij, se cila është e nesërmja e fundit.
Një lojë e lodhshme brenda atyre mureve, do ta çojë përfytyrimin e të burgosurit tonë në skutat më të thella të psikologjisë së njeriut, në qelitë më të skajshme të dhimbjes njerëzore dhe në burgjet më të paimagjinueshme të ndërgjegjjes dhe të pendesave dhe në një peizazh të ëndërrt përfytyrimi. Përmes luftës vetanake të Cincinatit, Nabokov jo vetëm shpjegon format e funksionimit të diktatit, por dhe përligj zhbërjen që i ndodh dinjitetit njerëzor prej shtypjes dhe konformizmit.
Loja e nervave mes Cincinatit dhe persekutorit, burgosësit, akuzuesit, shërbenjësit dhe vetë ekzekutorit, shpesh me nota të holla humori të tipit mjeshtëror të Nabokovit, dialogjet e shkurtër dhe shpesh me mbyllje të beftë, mendimi i ngjeshur dhe mjeshtëria superane e rrëfimit, e bëjnë këtë libër një kryevepër në mesin e mozaikut nabokovian.
A do të ndëshkohet Cincinati ynë? Kjo është një pyetje që e humb peshën po të lexosh këtë roman profetik, një provë e mrekullisë së leximit dhe një ushtrim i përkryer shkrimi.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.