Tehu I Briskut

Tehu I Briskut

B17496
1.200 Lekë
W.somerset Maugham
ISBN: 9789928200846
Publisher: Pegi
Publication Year: 2016
Number of Pages: 454

“Është e vështirë të ecësh në tehun e briskut” thuhet në shkrimet e shenjta
hindu, gjë që do ta provojë mbi shpinën e vet edhe Lari Darrël. Ai është
pilot i ri amerikan, i sapokthyer nga Lufta e Parë Botërore, ngjarjet e së cilës
kanë lënë gjurmë të pashlyeshme tek ai. Lari është i fejuar me Isabelën,
bukuroshe dhe nga një familje e mirë amerikane, por brenda tij diçka ka
ndryshuar. Ai refuzon një vend pune shumë të mirë, largohet nga miqtë e
mëparshëm dhe fillon të ndryshojë sjelljen dhe qëndrimin ndaj shoqërisë.
Kësisoj, vendos të nisë një udhëtim shpirtëror në Indi, në kërkim të një
domethënieje të dëlirë të jetës. Kjo odise shpirtërore e shtyn Isabelën të
zgjedhë midis dashurisë dhe pasurisë.
Rrëfimi i Maugham-it për jetën dhe përpjekjet e një djaloshi, që mohon
vlerat sunduese të kulturës amerikane dhe i afrohet misticizmit të Lindjes së
Largët për të gjetur frymëzim, është pararendësi i gjeneratës së shkrimtarëve
Beat të viteve '50-të dhe kundërkulturës së viteve '60-të.
Kërkimi i vetvetes, ndërgjegjësimi për atë ç’ka je e çfarë kërkon nga jeta
është si një rilindje, një dhembje që të bën më të fortë dhe që,
pashmangërisht, e ngrijnë dhe e bëjnë zemrën të rrahë, pra të ndihet e gjallë.
Me këtë roman, Maugham-i kurorëzoi karrierën e tij si shkrimtari më i lexuar
i kohës së vet.
Libri është ekranizuar dy herë, në vitin 1946 dhe në 1984 me aktorin Bill
Murray.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.