Sekretari Intim

Sekretari Intim

B18599
800 Lekë
Zhorzh Sand
ISBN: 9789928184429
Publisher: Dritan
Publication Year: 2017
Number of Pages: 232

"Sekretari Intim" është në thelb i lidhur me aventurën parisiane dhe veneciane të Zhorzh Sandit dhe Alfred dë Mysesë, gjatë viteve 1833 dhe 1834, kur edhe ngjizet romani. Intimiteti i tyre letrar është i ngushtë, shkëmbejnë ide, dorëshkrime, konspekte, punojnë krah për krah, duke lexuar së bashku Hofmanin, ndikimi i të cilit mbi "Sekretarin Intim" është i dallueshëm. Por "Ekzistojnë dy qenie brenda Mysesë: njëra e vetëkënaqur dhe plot sharm, tjetra xheloze, idhnake, e rrëmbyer", vëren Pjer Salomoni, njëri nga biografët më te hollë të Zhorzh Sandit. Romancierja, si princesha Kavalkanti në "Sekretari Intim", do të dëshironte t'i shihte miqtë e vet tolerantë. Xhelozia i udhëheq këta në dyshimet më të pamendta. Një grua mund të nxjerrë në pah pamje të jashtme mendjelehta e plot serbesllëk, duke mbetur e panjollë. "Sekretari Intim" është një piketë e rëndësishme në mendësinë feministe te Zhorzh Sandit. Ajo ngrihet kundër një xhelozie tiranike dhe të padrejtë, të cilën do ta ndeshë edhe një herë tjetër me Shopenin, tipi i princit Karol te vepra "Lukrecia Florani". "Sekretari Intim" reflekton tonalitetet veneciane, të pasura me pasione, muzikë dhe sensualitet. Në oborrin e Kuintilia Kavalkantit, ku zhvillohet Balloja Entomologjike dhe në personazhin stendalian të Sen-Zhylienit, "sekretarit intim", mishërohen në mënyrë romaneske dramat e dashurisë dhe të xhelozisë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.