Beteja E Librave

Beteja E Librave

B19555
Out-of-Stock
500 Lekë
Jonathan Swift
ISBN: 9789928113795
Publisher: Zenit
Publication Year: 2018
Number of Pages: 72

Siç ka treguar Ernst Kurtiusi: "Grindja midis të Lashtëve dhe Modernëve" – debati mbi parësinë e klasicitetit ndaj modernitetit – zë fill në Mesjetë dhe është i lidhur ngushtë me kushtet e Europës së sapodalë nga latiniteti dhe me evokimet e qarta që Rilindja u bënte burimeve, modeleve dhe idealeve të veçanta antike.
Epika rilindase, tragjedia neoklasike, disa forma lirike, si odet dhe satira (si në vargje, ashtu edhe në prozë), e shpallin hapur borxhin e tyre – natyrën e tyre si imitatio dialektike – ndaj pararendësve grekë dhe latinë.
Ishte krejt e ligjshme të pohoje se letërsitë në gjuhët popullore, që lindën si rrjedhojë e së tatëpjetës së communitas – it helenistiko – roman, s'ishin veçse shtojca të Homerit dhe të Virgjilit, të Senekës dhe të tragjikëve grekë, të Pindarit, të Horacit dhe të Juvenalit.
***
.... Nga rrëgjimi i duarduarshëm surreal rrjedhin saktësime groteske: beteja e Suiftit zhvillohet "të premten e shkuar në Bibliotekën Mbretërore"; poetët janë shndërruar në pararoja të kalorësisë së lehtë, këmbësorët janë rekrutuar nga mesi i historianëve, përkthyesit janë të domosdoshëm, porse mercenarë puthadorë.
Të mëdhenjtë in – folio do të bëhen pluhur nga minjtë; kjo shëmbëlltyrë e përpunuar që, në kuptimin e dyfishtë literal, rrjedh nga "mi biblioteke", pleks në vetvete referimin ndaj pluhurit, me jetëshkurtrën e grimcave lëndore.
Katalogu i kapedanëve rivalë është një parodi e përpiktë që minimizon përmes teprisë retorike, thirrjen nën armë të Iliadës...

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.