Kaligula

Kaligula

B19608
700 Lekë
Albert Camus
ISBN: 9789928113825
Publisher: Zenit
Publication Year: 2018
Number of Pages: 168

Nga hyrja e autorit Albert Camus
Kaligula, princ deridiku i përzemërt gjer në atë kohë, vëren se, me vdekjen e Drusilës, motrës dhe të dashurës së tij njëkohësisht, bota ashtu siç ecën nuk është e kënaqshme. Nga ai çast, me një mendim të ngulët në kokë për të realizuar të pamundurën, helmatisur me përbuzje e neveri, përpiqet të ushtrojë, nëpërmjet vrasjes dhe zvetënimit sistematik të të gjitha vlerave, një liri të tillë, për të cilën, në përfundim, do zbulojë se nuk është ajo e mira. Ai hedh poshtë miqësinë dhe dashurinë, solidaritetin e thjeshtë njerëzor, të mirën dhe të keqen. I kap në fjalë gjithë ç’e rrethojnë, i mban të bllokuar brenda kuadrit të logjikës, rrafshon gjithçka përreth vetes me forcën e kundërshtimit dhe tërbimin e shkatërrimit, ku e tërheq pasioni i tij jetësor.
Por nëse e vërteta e tij është të revoltohet kundër fatit, gabimi i tij është të mohojë njerëzit. Nuk mund të shkatërrosh gjithçka, pa u shkatërruar dhe vetë. Andaj Kaligula shpopullon botën përreth tij dhe, duke i ndenjur besnik logjikës së vet, bën gjithçka që duhet për të armatosur kundër vetevetes ata që më në fund do ta vrasin. Kaligula është kështu historia e një vetvrasjeje të lartë. Është historia e më njerëzores dhe më tragjikes prej gabimeve. I pabesë ndaj njeriut, për t’i ndenjur besnik vetvetes, Kaligula pranon të vdesë pasi ka kuptuar se asnjë qenie nuk mund të gjej shpëtim krejt vetëm dhe se nuk mund të jesh i lirë kundër njerëzve të tjerë.
Bëhet fjalë pra, për një tragjedi të intelektit.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.