Robinson Kruzo

Robinson Kruzo

B19720
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Daniel Defoe
ISBN: 9789928113856
Publisher: Zenit
Publication Year: 2018
Number of Pages: 288

Është vënë shpesh në dukje se tema e Robinsonit te Defoeja nuk ishte vetëm një histori, por “instrumenti i një kërkimi”: kërkim që niset prej ishullit të shkretë [déserte], dhe që mëton të rindërtojë origjinat dhe rendin rigoroz të punëve dhe të arritjeve që mbërrijnë me kohën. Por është e qartë që kërkimi është dyfish i shtrembëruar. Nga njëra anë, imazhi i origjinës presupozon atë çka mëton të ngjizë (shiko gjithë atë çka Robinsoni ka nxjerrë nga relikti). Nga ana tjetër, bota e riprodhuar duke u nisur nga kjo origjinë është e barazvlefshmja e botës reale, domethënë ekonomike, ose e botës ashtu siç do të ishte, e tillë siç do të duhej të ishte po të mos kish seksualitet (shiko eliminimin e çdo seksualiteti te Robinsoni i Defoesë). Mos duhet atëherë të konkludojmë se seksualiteti është i vetmi parim fantastik i aftë për të devijuar botën nga rendi ekonomik rigoroz ku e fikson origjina? Shkurt, te Defoeja, qëllimi ishte i mirë: ç’i ndodh një njeriu të vetëm, pa të tjerë, në ishullin e shkretë? Por problemi ishte shtruar keq. Sepse, në vend që të ridrejtonte një Robinson aseksual kah një origjinë e cila riprodhon një botë ekonomike analoge me tonën, arketip i tonës, do ish dashur që një Robinson aseksual të shpihej drejt qëllimesh krejt të dallueshme dhe divergjente me tonat, në një botë fantastike devijuese ajo vetë. Duke e shtruar problemin në terma qëllimi e jo origjine, Tournier ia ndalon vetes të lejojë që Robinsoni të braktisë ishullin. Përfundimi, qëllimi final i Robinsonit, është “dehumanizimi”, takimi i libidos me elementët e lirë, zbulimi i një energjie kozmike ose i një Shëndeti të madh elementar, që nuk mund të burojë veçse në ishull, dhe vetëm në përmasën që ishulli është bërë ajror ose diellor. Henry Miller fliste për ato “bëzajtje prej të sapolindurish të elementëve themelorë, helium, oksigjen, silic, hekur”. E padyshim ka diçka prej Milleri e madje dhe prej Lawrencei në këtë Robinson heliumi dhe oksigjeni: cjapi i ngordhur organizon sakaq bëzajtjen e elementëve themelorë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.