Mberriti E Nesermja , Thua ?

Mberriti E Nesermja , Thua ?

B21924
Out-of-Stock
500 Lekë
Ivan Krastev
ISBN: 9789928462015
Publication Year: 2020
Number of Pages: 59

Siç e përshkruan José Saramago në romanin e tij Verbëria, humbja e shikimit është karakteristikë e çdo pandemie: ne nuk e shohim sëmundjen deri sa ajo mbërrin, dhe kur shfaqet ne nuk e kuptojmë se çfarë po ndodh përreth nesh. Saramago nuk beson se sëmundjet na transformojnë; sipas mendimit të tij, ato na ndihmojnë të kuptojmë fytyrën e vërtetë të shoqërive tona. Dhe, nëse është kështu, mbetet thelbësore që të kuptojmë se çfarë ndodhi, ndërsa ishim të mbyllur në shtëpitë tona.
Në këtë tekst brilant, të shkruar gjatë ditëve të pandemisë së COVID-19, Ivan Krastev, një nga mendimtarët më të mprehtë dhe më me influencë të ditëve tona, ekspozon paradokset që ?OVID-19 ka nxjerrë në dritë. Pandemia që ne po përjetojmë sot, e cila është përvoja më e pabesueshme natyrore që kemi parë ndonjëherë në jetën tonë, e ka bërë botën një laborator gjigand shoqëror.
“Të ballafaquar me sfidën politike të COVID-19, shkruan Krastev, udhëheqësit europianë po përballen me një zgjedhje strategjike: ose të luftojnë për të ruajtur botën e globalizuar të kufijve të hapur, ose t'i përvishen punës për një version të butë të çglobalizimit. Në fund të fundit do të përfundojnë duke i bërë të dyja.”
Ky libër, që këtë verë do të botohet në të gjithë botën, është një lexim i domosdoshëm për të filluar së kuptuari pasojat e pandemisë që mund të përcaktojë rrjedhën e botës në vitet e ardhshme.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.