Rrathet E Humbetires

Rrathet E Humbetires

B21949
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Daut Gumeni
ISBN: 9789928314079
Publisher: Morava
Publication Year: 2020
Number of Pages: 586

Symadhi përpiqet ta bëjë arën nënuje
“Ish moj ç'ish“ - e nisin rrëfimin gjithmonë gjyshet e maleve, ku leu dhe djali me sy të mëdhenj, i cili mund të na shërbejë si njëfarë udhërrëfyesi i kësaj historie. E, pse jo, mbase ashtu do ta kenë më të lehtë ta lexojnë dhe të rriturit si të vegjëlit. Dhe do të përpiqemi të ndjekim, në mundshim, atë udhë rrëfimi të gjysheve zemërdhembshura , në mos ndjekshim dot sa duhet e si duhet dhe ritmin e zemrës së tyre të paplakur e gjithnjë të drithmuar për dhimbjet e një bote të tërë.
Na ish njëherë një djalë i vogël. Ai jetonte me krëk në një fshat të humbur në ca male të varfër. Ca male të varfër sa dhe ai vetë. Male të lashtë e të zhveshur e të varfër si ata e jo gjetiu. Male pa ujë e gjithë shkrepa, sikur t'u kishin dalë kokallat nga etja. Qiell e shkrepa të thepisur, qiell e majëmale e rrethonin fshatin e tij nga çdo anë.
Po do pyesni ju se cili qe ai djalë i vogël e i varfër që jetonte me krëk në ata male të thatë. Jua them që në krye të herës. Qe Symadhi. Dhe as mua nuk më kujtohet mirë tani se pse e thërrisnin me atë emër. Po qe se më kujtohet, do t'jua them ca më tutje gjatë rrëfimit të kësaj historie.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.