Njeqind Ore Te Nates

Njeqind Ore Te Nates

B23695
800 Lekë
Anna Woltz
ISBN: 9789928366115
Publisher: Dituria
Number of Pages: 251

Emilia de Uit, 15-vjeçare, ka qenë gjithmonë shembullore, por kur babai i saj shkakton një skandal dhe në internet fyerjet vërshojnë nga të gjitha anët, ajo bën gati valixhen dhe ia mbath për në Nju Jork, qyteti i saj i preferuar, pa i thënë askujt. Për t'u larguar nga skandali që ka tronditur Amsterdamin, për të cilin fajtor është i ati.
Ky nuk është një udhëtim i zakonshëm: është deklarata e pavarësisë e Emilias. Është mundësia e saj për të lënë pas jetën që prindërit po ia shkatërrojnë. Për të parë edhe nëse e ëma, artisja me famë botërore, do ta vërë re mungesën e saj.
Nju Jorku ia rrëmben zemrën Emilias sapo e shkel, edhe pse asgjë nuk shkon sipas planit. Ajo zbulon se apartamenti i marrë me qira nëpërmjet internetit, nuk ekziston. Përveç kësaj, një uragan i egër, Sendi, është rrugës për në Nju Jork. Si mund të mbijetosh dhe t'ia dalësh pa prindërit, pa rehatinë e përditshme, vetëm në shoqërinë e dy adoleshentëve të saponjohur dhe një vajze të vogël të guximshme? A mund të shpëtosh nga problemet dhe vetja midis kaosit të jetës metropolitane? Emilia do të përballet me uraganin, duke kuptuar se stuhitë të tronditin vërtet, por ndonjëherë janë të nevojshme, sidomos kur të ndriçojnë njëqind orët e natës.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.