Hajduti Dhe Rebelja

Hajduti Dhe Rebelja

B24462
1.200 Lekë
JaN-Philipp Sendker
ISBN: 9789928371362
Publisher: Pegi
Number of Pages: 295

"Hajduti dhe Rebelja” është historia e dy të dashuruarve të rinj e të guximshëm, të cilën duhet të vendosin, siç thotë vetë Sendker, “çfarë jete duan të bëjnë, nga cilat vlera morale të prindërve të tyre të shkëputen”.
Djaloshi 18-vjeçar Niri dhe familja e tij bëjnë një jetë të thjeshtë, por të sigurt, duke punuar në vilën e familjes së pasur Benz. Por kur pandemia pllakos botën, të gjithë lihen në mëshirë të fatit duke parë në sy honin e një varfërie të skajshme. Ndërsa gjendja e tyre bëhet gjithnjë e më e dëshpëruar, Niri, dikur nxënës manastiri, që respektonte të gjitha rregullat, vendos që nuk do të presë më duarkryq ndihmat e një qeverie të korruptuar dhe shpërfillëse ndaj popullit, madje ai rebelohet edhe ndaj të atit, që tashmë i është dorëzuar fatit të tij.
Fshehurazi, nëpër qytetin e izoluar për shkak të pandemisë, në kushtet e një shtetrrethimi të egër, përmes patrullave ushtarake, Niri kthehet te vila për të marrë ushqimet e nevojshme për mbijetesën e familjes. Aty e pret shoqja e fëmijërisë, Meri, e bija e zotit Benz, e cila ka një plan më të madh, që do t’ua ndryshojë jetën përgjithmonë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.