Shtepia Me 36 Celesa

Shtepia Me 36 Celesa

B24478
900 Lekë
Nadine Debertolis
ISBN: 9789928086020
Publisher: Mediaprint
Number of Pages: 216

Një libër me mistere dhe aventura, që i kushtohet familjes, kujtimeve dhe mënyrës sesi duhet t’i përballojmë ngjarjet e jetës. Një histori misterioze, e përsosur për lexuesit kureshtarë që duan të zhyten në një rrëfim plot aventura dhe të papritura. Një rrëfenjë për miqësinë, familjen, rritjen, aventurën, lojën. Ndiqi personazhet e librit në kërkim të zgjidhjes së të gjitha enigmave të rrëfimit.
Dimitri dhe Tesa nisen me pushime, pa dëshirën e tyre. Ndërkohë që i ati është në një udhëtim pune, e ëma e tyre vendos që t’i kalojnë pushimet në fshat, në shtëpinë e dajës së saj që tashmë ka ndërruar jetë. Sapo mbërrijnë atje, ata e kuptojnë se shtëpia ka diçka të çuditshme, shumë dyer të mbyllura me çelës dhe sekrete që duhen zbuluar.
Kush ishte në të vërtetë i zoti i shtëpisë, por, mbi të gjitha, çfarë kishte prodhuar ai në shtëpinë e tij të madhe? Po banorët e saj? Po mami, përse nuk i ndihmon të kuptojnë më shumë? A e di ajo se çfarë ka ndodhur kohë më parë në këtë shtëpi?
Dimitri dhe Tesa, dhe më vonë Dafne, shoqja e tyre e re, do të zbulojnë me padurim, hap pas hapi, derë pas dere, misteret e shtëpisë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.