Vajza E Historive

Vajza E Historive

B20521
Out-of-Stock
700 Lekë
L.m Montgomery
ISBN: 9789928263094
Publisher: OmscA- 1
Publication Year: 2018

“Vajza e Historive”, më i preferuari nga librat e mi. - L. M. Montgomery
Sara Stenli është një vajzë vetëm katërmbëdhjetë vjeç, por ajo mund të rrëfejë tregime me një zë magjepsës aq të pastër e aq të gjallë, sa mund të shkrijë një zemër prej guri, që nuk mund t’u rezistosh së dëgjuari, të cilat të zhvillojnë imagjinatën dhe njëkohësisht të prekin thellësisht ndjenjat.
Ky roman tregon aventurat e një grupi kushërinjsh të rinj dhe të miqve të tyre që jetojnë në ishullin Princ Eduard, në Kanada, ku fëmijët dhe të rriturit grumbullohen tërë kuriozitet për të dëgjuar tregimet magjepsëse të Vajzës së Historive.
Kur Bev Kingu dhe vëllai i tij Feliksi mbërrijnë për të kaluar verën në shtëpinë e tezes Xhanet dhe të xhaxhait Aleks King, ndërsa babai i tyre udhëton nëpër botë për biznes, ata mahniten nga Vajza e Historive. Ata e kalojnë kohën e lirë me kushërinjtë e tyre Dan, Felisiti dhe Sesilia Kingun, me djalin e punësuar Peter Kreigun, me fqinjën Sara Rein dhe me një kushërirë tjetër, Sara Stenlin. Kjo e fundit është pikërisht Vajza e Historive, e titullit të librit, e cila argëton grupin me tregime magjepsëse, duke tërhequr vëmendjen e auditorit me çdo fjalë të saj.
Njihuni me Sara Stenlin, e njohur në libër si Vajza e Historive. Ajo është heroina më e këndshme për L.M. Montgomery, bashkë me personazhin tjetër aq të njohur Ana Flokëkuqja.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.