Piramida E Kuqe

Piramida E Kuqe

B14142
1.250 Lekë
Rick Riordan
ISBN: 9789928169082
Publisher: Morava
Publication Year: 2013
Number of Pages: 450

Pas vdekjes së nënës, Karteri u detyrua t'i shkojë pas anembanë botës të atit, Juliusit (egjiptolog), dhe të jetojë i ndarë nga motra Sejdi. Familja Kein mund të kalojë së bashku vetëm dy ditë në vit, dhe në një prej këtyre ditëve Juliusi vendos t'i çojë fëmijët në Muzeun Britanik. Por diçka nuk shkoi mbarë. Juliusi thirri një figurë misterioze. Sa çel e mbyll sytë, ndodhi një shpërthim i fuqishem dhe burri u zhduk. Karteri dhe Sejdi u gjendën përpara një të vërtete të beftë dhe tronditëse: zotat e Egjiptit të Lashtë po zgjohen dhe më i keqi ndër të gjithë, Seti, bluan në mendje një plan të frikshëm kaosi dhe shkatërrimi të mbarë planetit. Për të shpëtuar të atin, vëlla e motër nisin një udhëtim të ethshëm midis Londrës, Kajros, Parisit dhe Shteteve të Bashkuara, që do t'i çojë drejt të vërtetës rreth familjes së tyre dhe lidhjeve të saj me Shtëpinë e Jetës, një shoqëri e fshehtë që nga koha e faraonëve. Përherë e më shumë të çmeritur, përherë e më shumë të përfshirë, përherë e më shumë të zhytur në rrezik, do të zbulojnë që shpesh dukja të gënjen

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.