Ne Jemi Pafundesi

Ne Jemi Pafundesi

B14686
800 Lekë
Stephen Chbosky
ISBN: 9789928162984
Publisher: Pegi
Publication Year: 2013
Number of Pages: 244

Romani “Ne jemi pafundësi” i autorit amerikan Stephen Chbosky është romani i tij i
parë, botuar më 1999, është romani që rrëfen rritjen e njeriut, kalimin dhe përballimin
e fazës së vështirë të adoleshencës, periudhës kur njeriu ndeshet me vështirësitë e para
të jetës, kur fillon të formojë karakterin, mënyrat e përballjes me të tjerët dhe veten,
shqetësimet e ndryshme të personalitetit që mund të shpien në degradimin shpirtëror
dhe moral të të rinjve.
“Ne jemi pafundësi” është historia e Çarlit, një djaloshi 14-15 vjeçar në vitet ’90-të, i
ndrojtur, introvers, shumë më i zgjuar për moshën që ka, e megjithatë ai mbetet në
hije e mënjanohet nga shoqëria. Subjekti dhe historia zhvillohen në formë epistolare,
Çarli i shkruan letra një të panjohuri, letra në të cilat i rrëfen për jetën e vet, të familjes
dhe shokëve që e rrethojnë. Në përballjet e tij me drogën, me dhunën, me
emargjinalizimin, bashkëudhëtare do t’i jenë muzika, librat, kinemaja.
Kritikët e kanë cilësuar si një libër realist për adoleshentët, dhe një libër nostalgjik për
të rriturit.
Një nga vlerat e këtij librit qëndron në faktin se shërben thuajse si një udhëzues, si një
referencë për shumë titujt të tjerë librash, të këshillueshëm për moshat rinore, titujt
këngësh e grupe të ndryshme muzikore, filma me një ndikim të madh në fushën e
kinematografisë.
Disa vite më vonë, më 2012, vetë autori do të bëhet dhe regjisori i filmit me një të
njëjtin titull “Ne jemi pafundësi” (The perks of being a wallflower) me aktorët e rinj
Logan Lerman, Ezra Miller dhe Emma Watson.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.