Your cart
There are no more items in your cart
Në skicat e shkurtra dhe të rrufeshme të Bestiarit - diktuar aty për aty, brenda nje jave, shkrimtarit asokohe të ri Emilio Pacheco - Arreola përqendron tërë ironinë dhe urtësinë e poetikës së vet. I vënë në rolin e një natyralisti që përshkruan kafshë të ndryshme, njëzet e tretë tilla, autori na jep njeherazi përsiatje të thella për gjendjen njerëzore. Në alegorinë e bestiarit të tij takojme erotizmin, të përditshmen, të tashmen dhe një të shkuar të lavdishme. Një kopsht zoologjik surreal që kthehet në letërsi të kulluar.