Your cart
There are no more items in your cart
Nuk më pëlqeu asgjë nga këto, e megjithatë tingëllonte aq bukur dhe misterioze, sa u çmenda plotësisht dhe heshta në ankth. Nëse ajo që ky këngëtar i vjetër, i mirë dhe i zgjuar këndoi me zërin e tij të vagullt ishte e drejtë, atëherë të gjitha këngët e mia mund të quhesh- in marrëzi ose lojëra djemsh të këqij. Atëherë bota në themelin e saj nuk do të ishte e mirë dhe nuk do të ishte drita e zemrës së Zotit, por e errët dhe e vuajtur, e keqe dhe e zymtë, dhe kur pyjet shushurinin, atëherë kjo nuk vinte nga kënaqësia, por nga vuajtjet.
Ne vazhduam lundrimin, hijet po bëhesh- in gjithnjë e më të mëdha dhe kur filloja të këndoja, melodia tingëllonte më pak e qartë dhe zëri im bëhej më i ulët, ndërsa sa herë këngëtari i panjohur më kundërpërgjigjej me një këngë, bota dukej edhe më misterioze dhe e dhimbshme, çka më bënte mua edhe më të vetëdijshëm e më të trishtuar.