Your cart
There are no more items in your cart
Arkitekti, një vepër e shkruar me aq art, e ngjizur në një të vërtetë të pamohueshme: simbolika e diktaturës, shkatërrimi i intelektualit, i diktuar të mbijetojë, nën pushtetin e saj vrasës. Vepra është e jashtëzakonshme, marramendëse, e vërtetë. Ajo është e ngjeshur me figuracione dhe është teknikisht e arrirë, leximi i së cilës të jep me dije ripërsëritjen e mesazhit: në diktaturë është shkruar guximshëm dhe mjeshtërisht kundër saj.