Your cart
There are no more items in your cart
Ndonjëherë i dukej si një qenie jashtëtokësore, një krijesë që nuk mund t’i përkiste kësaj bote, por një tjetre. Një botë me sirena, kuaj me brirë në ballë dhe baziliskë të mëdhenj sa një dhomë. Dhe vetëm në një botë të tillë, ku gjithçka është e mundur, djali i saj, kur të rritej, do të ishte i lirë të dilte e të bënte ç’të donte, pa u parë me sy të llahtarisur sikur të ishte një bishë e egër. Por jo në këtë botë. Këtu do qëndronte i burgosur brenda katër faqeve të murit dhe brenda vetes, deri kur t’i vinte ora, ose kur orën ta kërkonte vetë, i lodhur nga ajo e pakuptimtë jetë.