Statuja

Statuja

B21257
800 Lekë
Myslim Pasha
ISBN: 9789928192936
Publisher: Argeta Lmg
Publication Year: 2019
Number of Pages: 264

Romani « Statuja » i Myslim Pashës, nga pikëpamja kompozicionale, është ndërtuar në mënyrë lineare dhe përbëhet nga pesë pjesë që autori i quan: e para « Varri kërkon statujën », e dyta « Procesi i blojës », e treta « Dasma në sytë e statujës », e katërta « Kapërcim në legjendë », « Intermexo » dhe « Statuja gjen varrin » dhe pjesa e pestë « Eliksiri i Hera Muzakës ».
Sa i takon stilit, romani ka të përzier rrëfimin trillues me atë dokumentar që do të thotë se ngjarjet që tregon autori, ndërthuren me kronikën reale të kohës. Është si një lexim që ti mund t’i bësh hartës topografike të një pjese të Shqipërisë. Stili topografik është materializuar edhe në shenjat hartografike që ai përdor në tekst. Midis rreshtash ti do të ndeshesh me shenjën topografike të statujës, fjala vjen, apo me atë të varrit. Qyteti ku zhvillohet ngjarja, është dhënë me emrin e tij të vërtetë. Është Fieri dhe vendi që ka shkaktuar intrigën në roman, është lulishtja e këtij qyteti. Ngjarjet nisin në vitet ’60-’70 dhe vijnë deri në fillim të viteve ’90. Kur flet për kronikën, ai përdor personazhet e njohura dhe konkrete. Kjo ndërthurje e fiksionit me rrëfimin dokumentar e bën romanin më tërheqës dhe gjithë teksti të duket si një kaleidoskop ku ti ke mundësi të zbulosh ato që i ke ditur dhe të tjerat që nuk ke mundur t’i dish për shkak të parimit të absurdit mbi të cilin ishte organizuar jeta në diktaturë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.