Your cart
There are no more items in your cart
“Nëna nuk kishte njeri për t’ia besuar frikën e vet. Një frikë e tillë përbënte në vetvete një akt politik subversiv ndaj regjimit, penalisht të dënueshëm rëndë”. Nëna e Besnik Mustafajt, vjen në roman si një grua e heshtur, e ndrojtur e thjeshtë dhe duarartë. Është një grua e veriut të largët që në fundin e viteve 1950 vihet për herë të parë në një situatë të re- e thirrur nga zyrat e shtetit për një sekret madhor të cilin nuk mund ta ndajë me askënd.
Prej asaj kohe ajo i merr zët zyrat, pushtetin, funksionarët dhe njihet me frikën e (pa)arsyeshme të këtyre fuqive që krejt papritur i japin një liri që mund ta keqpërdornin. Ky roman i Besnik Mustafajt është shkruar me kërkesën e saj, ajo ia ka besuar të birit gjithë dhembjet, ndonëse kur ajo vuante ai ishte veçse një kërthi në djep. “Dëmtuar gjatë rrugës. Roman me fund të lumtur sjell megjithatë vetminë e njeriut në shoqëri, prej se gjendet në jetën e tij edhe frika se do të dëmtojë jetët e njerëzve që do”. Libri i botuar nga “Toena” sjell jetën e një gruaje, duke përfaqësuar qindrat si ajo, me frikë për të nesërmen dhe djepin që tundnin.