Tregimet E Civilizimit

Tregimet E Civilizimit

B21423
650 Lekë
Mimoza Ahmeti
ISBN: 9789928311078
Publisher: Albas
Publication Year: 2019
Number of Pages: 60

“Tregimet e civilizimit” të Mimoza Ahmetit janë proza të shkurtra poetike, por jo në konceptin e tyre tradicional. Kjo avangarde e poezisë shqipe e bën poezinë prozë, por duke i ikur përshkrimit të ndjesive apo të peizazhit, natyror a urban qoftë. I ikën dhe rrëfimit tradicional dhe ndalet te monologu me vetveten si një dialog me një të panjohur.
Ajo është ulur diku, por pa karrige, shkruan, por pa përdorur duart, vështron, por pa përdorur sytë, flet, por pa askënd përballë, nuhat ajrin, por pa përdorur flegrat e hundës, dashuron e bën seks, por pa përdorur trupin. Shqisat nuk i hyjnë fare në punë shkrimtares, përveçse ndjeshmëria e një uni, që shkrihet në papërcaktueshmëri. Ky përfytyrim m’u ravijëzua teksa lexoja “Tregimet e civilizimit”. Ato na civilizojnë trurin tonë që zë myk nga imazhet reale apo objektet konkrete.
Nuk do të gjeni në këto tregime apo imazhe çfarë kërkoni, ndaj, nëse vendosni ta lexoni këtë libër, sprovohuni të rrini ulur pa karrige.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.