Henor Harea

Henor Harea

B21518
Out-of-Stock
700 Lekë
Astrit Hykaj
ISBN: 9789928034007
Publisher: Uegen
Publication Year: 2019
Number of Pages: 108

Regjisori i ri kthehet nga Perëndimi për të sjellë ndryshimin e jetës në vendin e tij dhe kjo përpjekje dëshmohet në mendimet e tij, kërkimet e thella, njohjen e asaj që quhet trashëgimi e natyrës dhe e botës së njeriut, si trupëzim i së kaluarës me të tashmen. Duan të luajnë dramën e jetës dhe hyjnë si dramë e tragjedi në jetën e kombit. Por, natyrisht jo pa arritur gjë. Autori, Astrit Hykaj, regjisor, jo vetëm përdor nota autobiografike, por edhe shkruan për një spektër mjaft të gjerë, duke e bërë novelën interesante dhe që lexohet me një frymë.
«Mendohu gjysmë ore - i tha dikush në anën tjetër të telefonit. U kthye nga Teqja, ra në gjunjë dhe thirri: O Zot, me gjithë shpirt. Të tjerëve përreth në livadhin mes ahishtës, u erdhi keq për të. Brenda tridhjetë sekondave vendosi të nisej. Vrapoi për të marrë çantën e krahut me ato pak sende të veta dhe teksa po dilte jashtë, sytë i shkuan te urëzat e zjarrit.
Njëqind a ca vjet më parë stërgjyshi i tij, bashkë me kushëririn ishin vrarë në gjumë nga fisi Shala. Në përpjekje dëshpëruese për t’ua kthyer pushkën dhe trupat e tyre pa jetë, të bamë shoshë prej plumbave ishin shkrehur pranë urëzave të zjarrit. Fqinji që kishte ndjellë gjakësin dhe që pastaj kish marrë pjesë edhe në varrimin e tyre, vinte herë pas here, si pa të keq mbas darkave për të kaluar kohën me pjesëtarët e tjerë të familjes së të vrarit. Pa kaluar shumë kohë, përmes flakëve të zjarrit rreth të cilit kalonin orë të tëra, atij kishte filluar t’i shfaqej fytyra e njërit prej të vdekurve ndërkohë që zëri i tij i trishtuar i ushtonte ne vesh. Më preve në Besë!»...
Kështu nis novela dhe me këtë klithmë mbyllet, si një varg vuajtjesh të pafundme të vendit që ende lëngon edhe nën dhimbjen e pa shpresuar të autorin, ndonëse me brengën e përjetshme të shkrimtarit që nuk e sheh të shëruar vendin e tij në mënyrë që të ecë me kokën lart në rrugën e zhvillimit e të përparimit...

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.