Your cart
There are no more items in your cart
Nje roman biografik kushtuar gjyshes dhe stërgjyshes sime, qe nuk i njoha kurrë, por vetëm përmes atyre që më lanë në një ditar. Historia na kthen në shek. XVIII. Botëkuptimi dhe jeta e grave të asaj kohe, përmes dashurisë, luftës, urrejtjes dhe aromave të parfumeve. Amanetet brez pas brezi, që përcjellin një pjesë të shpirtit dhe të traditave të dikurshme. Rresht pas rreshti hapet para lexuesit nje bote interesante misteri dhe bukurie femërore të atyre viteve. Si dashuronin dhe si e konceptonin ato botën. Eshtë një roman, i cili do t'i tregojë më shumë lexuesit për jetën, veshjet, zakonet e grave të asaj periudhe, të cilat jetonin mes dy qyteteve: Gjirokastrës dhe Janinës. Ato flisnin e mendonin në një mënyrë mjaft të veçantë...