Your cart
There are no more items in your cart
Më fal njëqind vjet, i thashë Zotit,
përpara se të nis të madhin gjumë,
njëqind vjet, por jo për veten time,
t'i dhuroj te njerëzit që dua më shumë.
Dhe Zoti, si Zot i vërtetë,
menjëherë njëqind vite m'i fali, mua mendja më shkoi menjëherë t'i falja te vajza - te djali.
Po dot nuk ua fala të gjitha, edhe pse s'kisha pengesa, ndaj pjesën tjetër që mbeti e ndava te nipi dhe mbesa.
Kur të njëqind i dhurova, më foli ajo që kam grua, më tha me sy të përlotur: "Ca vite dhe unë i dua!".
Eh, moj e dashur, i thashë, të të fal me qindra unë dua, po në një botë kaq të egër si do jetosh ti pa mua?!