Zemra Eshte Nje Vend I Vetmuar

Zemra Eshte Nje Vend I Vetmuar

B24595
Nuk ka gjendje
1.000 Lekë
Rudolf Marku
ISBN: 9789928388094
Shtëpia botuese: Uet Press
Viti i publikimit: 2022
Numri i Faqeve: 187

Dhe përnjëherë, papritur, teksa vdekja po shtrinte pushtetin e vet mbi gjithe trupin e drobitur, iu përfytyrua, si akti i fundit i jetës, me një qartësi të madhe, mes një vezullimi te shndritshëm që nuk merrej vesh se nga vinte, aq e pazakonshme qe ajo përshndritje, ai çast kur Martini, në Dubrovnik, kur sapo ishin njohur, i kishte përmendur për herë të parë fjalën Albanien, dhe ajo ishte bere gati të pyeste: E ku është ky vend? Dhe befas, u kujtua se nuk kishte arritur ta bënte këtë pyetje. Dhe mendoi, po aq papritur, se ndoshta, po ta kish bërë këtë pyetje në atë kohë, përgjigjja që do të kishte dhënë Martini mund t'ia kishte ndërruar mendjen, dhe ajo, kushedi, mund të mos ishte lidhur kurrë me Martinin dhe as me vendin e tij. Dhe jeta e saj mund te kishte marrë një rrjedhe tjetër. Kjo ishte një hamendje. Dhe përpara vdekjes. në çastin e fundit te jetës, për mungesë kohe, për fat të keq nuk mund të krijonte një hamendje tjetër. Sepse, Vdekja vjen aq shpejt dhe aq papritur, sa kurrë nuk na lë kohe për një hamendje të dytë. Dhe sidomos, as dhe për një zgjedhje të dytë. Ashtu siç ndodh dhe me Jetën. Që kurrë nuk të jep kohë për një zgjedhje te dytë. Një zgjedhje e vetme, dhe kjo zgjedhje është jeta jote, dhe e askujt tjetër. Ajo jetë, që mban emrin tënd. Edhe atëherë, kur të tjerët nuk arrijnë ta thonë saktesisht ate emër!

18 produkte të tjera në të njëjtën kategori::

Produkti u shtua në listën tuaj të dëshirave
Produkti u shtua për t'u krahasuar.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.