Lekura E Qenit

Lekura E Qenit

B24979
700 Lekë
Fatos Kongoli
ISBN: 9789928235831
Publisher: Toena
Publication Year: 2018
Number of Pages: 287

.. Një ditë ajo u shfaq në kuadratin e derës gati e tëra në ngjyrë vishnje, që nga flokët, xhaketa prej lëkure, çizmet e gjata me taka të larta ngjitur pas këmbëve, deri tek aroma e trupit të saj, një aromë vishnjeje, siç m'u duk... Unë kisha mbetur te dera e dhomës i hutuar. Ky hutim, kur ndoshta për herë të parë ndodhesha vetëm për vetëm me atë dreq vajze, më zbuloi bishën agresive të strukur brenda meje. Bisha nuk kishte ngordhur, siç kujtoja. Bisha qe gjalle. Sytë e saj shihnin format e trupit të Lorit, e përpinin...
I shpërqendruar dola në korridor, nga korridori jashtë... si të doja të rrija sa më larg saj për të qetësuar bishën brenda meje. Pastaj edhe ajo doli... Me aromën vishnje të kurmit. Me buzët vishnje që puthën faqen time para se të largohej nëpër shkallë. Duke më lënë me ndjesinë trullosëse të gjinjve të saj që ishin mbështetur lehtë mbi gjoksin tim. Pa dyshimin më të largët se brenda meje kishte zgjuar një bishë. Pa e marrë me mend se që nga ajo ditë do të vinte rregullisht të më trazonte në ëndrrat e mia erotike..."

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.