Koncert Ne Fund Te Stines

Koncert Ne Fund Te Stines

B25215
1.500 Lekë
ISBN: B25215
Publisher: Onufri
Number of Pages: 474

Romani "Koncert në fund të dimrit", është një satirë dhe përqeshje me socializmin, me parimet dhe idetë e tij. Kjo satirë dhe tallje fshihet nën idenë e goditjes se "socializmit" kinez dhe të "majtizmit" të tij. Gjer këtu është disi e fshehtë. Por ajo shfaqet haptazi pastaj në faqet e romanit, përmes ideve dhe frazave të dykuptimta, me të cilat është mbushur gjithë vepra.
Bashkë me ironinë përzihet edhe zymtia e
gjendjes: shkarkime, arrestime, burgosje, kritika
dhe autokritika. Në roman, nga faqja në faqe, ironia, tallja dhe përqeshja ndaj kritikave dhe demaskimeve që u bënte Partia komplotistëve dhe devijatorëve sa vjen e thellohet, aq sa kthehet kundër veprimeve tona. Disa përshkrime e bëjnë socializmin si një zymtësi, ku njerëzit dridhen për fatin e tyre, për fatin e të afërmve dhe në përgjithësi për të ardhmen. Këtu është e qartë ideja e shkatërrimit të njeriut,
e frikës, e etheve, e pasigurisë që krijon lufta e
klasave në socializëm, sipas autorit.
18 korrik 1983
Shkrimtari e fillon "Koncert në fund të stinës" më 1978 dhe e mbaron atë tre vjet më vonë. Ai do të bëhet shpejt viktimë e historisë shekspiriane të Shqipërisë. Dorëshkrimi ishte dhënë në shtëpinë botuese, kur, në vjeshtë të vitit 1981, kryeministri Mehmet Shehu, numri dy i regjimit, i rënë në fatkeqësi, gjendet i vrarë në dhomën e gjumit. Ndërkaq, në faqet e "Koncertit" Kadareja përmend mënyrën me të cilën Maoja, dhjetë vjet më parë, kishte zhdukur zëvendësin e tij, mareshalin Lin Biao. Duke riinterpretuar "Makbethin", ai shtron pyetjen nëse zëvendësi i rënë nga fuqia, në fund të fundit, nuk i ka duart me gjak po aq sa tirani...
Ismail Kadareja krijoi veprën e tij më komplekse, më të guximshme, si nga forma, ashtu edhe nga përmbajtja dhe, ndoshta, më të përafërtën me "romanin total" ideal, të cilin çdo shkrimtar ëndërron një ditë ta bëjë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.