Your cart
There are no more items in your cart
Rexhep Shahu nuk u kap në befasi nga vorbulla e zhvillimeve te luftës për liri ne Kosove. Thjeshte ishte personi i duhur që jo rastësisht u gjend në vendin dhe në kohën e duhur për te na përcjelle kaq kthjelltë dhe me emocion luftën e tij. Duke qene se perjetimet e marra në burimet e luftes u transmetuan dhe u botuan flake per flake në rrjedhë të ngjarjes, ata mbajne edhe oshetimën e kris- mave, shpërthimet e befta e tinzare, dhimbjet pa renkime të luftëtarëve të plago- sur në prag te vdekjes. Protagonistët përfshijnë ushtarët e thjeshtë deri tek oficeret më madhore, bij te kesaj toke të etur per me qene e lire. Në luften e tij autori ka mbërritur cakun me qenë po aq i ndershem sa personazhet e tij luftetare dhe miqtë e kësaj lufte, gazetare e misionarë të njohur nga e gjithë bota që e bënë të njohur botërisht tragjedinë dhe aspiraten e Kosoves.